“Isha e trembur dhe pa para”, Elhaida Dani tregon vështirësitë kur iku për herë të parë në Itali


Elhaida Dani është padyshim një nga këngëtaret më të mira shqiptare, talenti i të cilës i ka kaluar edhe kufinjtë.

Ajo prej kohësh po zhvillon karrierën e  saj në shtetin fqinj të Italisë, ndërkohë që akoma nuk ëhstë harruar pjesmarrja e saj në turneun botëror të shfaqjes “Notre Dame De Paris”, ku Elhaida ishte protagonistja kryesore.

Por vetë këngëtarja ka rrëfyer për “Revista Class”, se hapat e saj të parë drejt Italisë, kanë qenë shumë të vështirë.

“Isha 19 vjeç kur u nisa për të marrë pjesë në ‘TVOI’ në 2013-ën. Mbaj mend që kur avioni mbërriti në Romë dhe ndalova në doganë për kontrollin e pasaportave më pyetën se sa lekë kisha me vete, unë përgjigjem duke thënë se kisha me vete një shumë qesharake pasi në atë kohë ajo ishte mundësia ime ekonomike. Dhe kështu më ndalojnë të futem në Itali pasi nuk kisha mjaftueshëm para me vete…

Mbaj mend 12 orë në aeroport mes policisë, një vajzë e trembur që nuk komunikonte akoma në italisht dhe nuk kishte as mundësinë për të telefonuar familjen për t’i treguar çfarë kishte ndodhur”, tregoi Elhaidaduke na prekur të gjithëve. /News31.al/


“Isha e trembur dhe pa para”, Elhaida Dani tregon vështirësitë kur iku për herë të parë në Itali

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format