Ish e dashura e Tristan e quajti “dashnore” të basketbollistit, reagon Khloe Kardashian


Së fundmi në mediat botërore u përhap me shpejtësi një deklaratë e ish-partneres së Tristan Thompson e cila e quajti Khloe Kardashian dashnoren e bashketbollistit, pasi ajo u lidh me të në kohën kur ai ishte në një marrëdhënie me 27-vjeçaren, Jordan Craig, me të cilën ka edhe një djalë.

Marrëdhënia e tyre u bë virale dhe gjithçka mori për keq. Çdo ditë publikoheshin artikuj që më tregonin realitetin fatkeq në të cilin ndodhesha, ndërsa shtatzënia ime u vu në qendër të vëmendjes për shkak të gruas me të cilën ishte lidhur Tristan”, u shpreh Jordan.

Nga ana tjetër, Khloe reagoi në Instagram përmes disa postimeve në Instastory, ku shprehet se në asnjë moment nuk ka patur për qëllim ta ndajë Tristan-in nga mamaja e djalit të tij dhe se ai e kishte bindur ne çdo mënyrë se nuk ishte më në lidhje me të.

“Jam e zhgënjyer që më duhet ta postoj këtë por… Më duhet ta them të vërtetën. Merreni si të doni”, nis deklaratën e saj Khloe.

“E vërteta ime është se: E takova Tristan-in sepse AI VENDOSI të dalë në një takim me mua pa u parë më parë. Një mik i përbashkët na prezantoi. Pas disa takimeve, Tristan më tha se kishte një ish, e cila ishte shtatzënë. Sigurisht, pas kësaj kisha dyshime nëse duhej ta vazhdoja njohjen.”

Ylli televiziv u shpreh se Thompson, bëri çmos që t’ia mbushte mendjen se ishte single kur u takuan.

“Më vuri të flisja me njerëzit e tij më të afërt”, shpjegoi ajo, “më tregoi prova fizike (shkëmbime mes të dyve) dhe më lidhi në telefon me avokatët e tij për të provuar se kishte të drejtë. Miqtë e tij më të ngushtë, partnerët në sipërmarrje dhe madje edhe mamaja e tij më thanë se Tristan dhe ish-i i tij ishin ndarë para se ne të takoheshim. Kjo është e vërteta ime. E vërteta që kam besuar unë. Nëse për ndonjë arsye kjo nuk është e vërteta faktike, do më vinte tmerrësisht shumë keq nëse Tristan dhe miqtë e tij të afërt do të gënjenin për diçka të tillë.”/News31.al


Ish e dashura e Tristan e quajti “dashnore” të basketbollistit, reagon Khloe Kardashian

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format