Ish-banori i “Big Brother” preket për herë të dytë nga Covid: “Po më sulmon mushkëritë”


Ish-banori i “Big Brother”, Petrit Bylykbashi është ri-infektuar me Covid. Lajmin e ka ndarë vetë ai, duke dhënë detaje.

“Virusi mu kthye afërsisht 3 muaj pas shërimit dhe këtë herë shumë më agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, direkt në mushkëri”, ka shkruar ndër të tjera Petriti. Ai ka theksuar se duke marrë parasysh se e kishte kaluar virusin, nuk ishte ruajtur gjatë kësaj kohe.

“Herën e parë fatmirësisht nuk u infektua askush nga unë, po uroj që kjo e njejta më ndodh edhe këtë herë. Unë prapë nga sot jam i vetëizoluar për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Kujdesuni për veten. Virusi kthehet”, ka përfunduar Petriti, duke bërë kështu edhe një thirrje për ndjekësit.

STATUSI I PLOTË

Ky virus i cuditshem!

Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri.

Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste.

Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme.

Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka.

———
Labinot Tahiri cka po thu ti bir? 😛 sen ska prej ksaj pune a?


Ish-banori i “Big Brother” preket për herë të dytë nga Covid: “Po më sulmon mushkëritë”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in