Irani lëshon urdhër arresti për Donald Trump, kërkon ndihmën e Interpolit


Me një lëvizje të papritur, Irani ka lëshuar sot një urdhër arresti ndaj presidentit amerikan, Donlad Trump dhe disa personave të tjerë, duke i akuzuar për sulmin me dron që vrau gjeneralin Qassem Soleimani.

Prokurori i Teheranit, Ali Alqasimehr, tha se Trump së bashku me 30 të tjerë akuzohen nga Irani për përfshirje në sulmin e 3 janarit që vrau gjeneralin e lartë, ndërsa përballen edhe me akuzat për terrorizëm. Kështu njofton agjensia e lajmeve ISNA.

Prokurori ka kërkuar ndihmën e Interpolit për arrestimin e Trump, ndërkohë që nuk identifikoi askënd nga personat e tjerë në kërkim, përvec presidenti amerikan. Alqasimehr theksoi se Irani do të vazhdojë të kërkojë arrestimin e tij edhe pasi të mbarojë mandatin e presidentit.

Pas marrjes së kërkesës, Interpol do të mblidhet dhe do të diskutojë nëse do të veprojë ose jo.

/News31.al


Irani lëshon urdhër arresti për Donald Trump, kërkon ndihmën e Interpolit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in