Situata e pazakontë në spital, infermierja shfaqet vetëm me të brendshme para pacientëve


Një situatë e pazakontë ka ndodhur në një spital në Moskë. Në pavijonin ku gjendeshin të shtruar vetëm pacientë meshkuj me Covid, një infermiere ka dhuruar ‘një performancë’ ndryshe.

Vajza mbante veshur mantelin e tejdukshëm (pjesë të veshjes së sigurt për parandalimin e transmetimit të Covid), por poshtë tij dukeshin vetëm të brendshmet e infermieres. Foton që po bën xhiron e rrjetit ka arritur ta sigurojë një nga pacientët. “Miqtë e mi nuk u bezdisën aspak nga pamja”, është shprehur ai me humor.

Megjithatë, drejtuesit e spitalit nuk e kanë marrë me të qeshur situatën. Ata kanë ndërmarrë një masë disiplinore për infermieren, e cila është tek të 20-tat. Infermierja ka thënë se kishte shumë vap, ndaj dhe nuk e kishte veshur uniformën. /News31.al

Burimi: DailyMail


Situata e pazakontë në spital, infermierja shfaqet vetëm me të brendshme para pacientëve

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in