I kërkoi seks studentes, pezullohet nga puna dhe arrestohet pedagogu nga Elbasani


Pedagogu në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në fakultetin e Gjuhëve të Huaja Denis Himçi është vënë në pranga ditën e sotme pasi u filmua nga emisioni investigativ “Stop”, duke i kërkuar favore seksuale një studenteje në shkëmbim të marrjes së provimeve.

Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu shfaqet me një makinë luksoze tip Audi, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.

Në një njoftim të bërë nga Universiteti i Elbasanit, thuhet se pedagogu është pezulluar edhe nga puna.

Në njoftim thuhet se Denis Himçi do të jetë i pezulluar nga procesi mësimor derisa të zbardhen ngjarja e plotë./News31.al


I kërkoi seks studentes, pezullohet nga puna dhe arrestohet pedagogu nga Elbasani

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format