Greqia vendos të shtyjë bllokimin e kufirit me Shqipërinë


Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e bllokimit të kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 14 gusht.

Sipas qeverisë greke deri në këtë datë do të kalojnë shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, shtetasit grekë, punëtorët sezonalë, anëtarët e familjeve të shtetasve grekë apo diplomatët. Por nuk do të lejohen turistët.

Mediat greke raportojnë se zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kotzamanis, tha të premten në Parlament se autoritetet shëndetësore greke po kryejnë 9,000 teste çdo ditë në pikat kufitare.

Ai tha se kufiri në Kakavijë është hapur vetëm për punëtorët që udhëtojnë midis Greqisë dhe Shqipërisë, banorët e përhershëm dhe grekët etnikë dhe jo për udhëtarët.

Kotzamanis tha që autoritetet kanë bërë 2,000 kontrolle janë kryer në Kakavijë në 11 dhe 12 korrik.

/News31.al

Burimi: Dosja.al


Greqia vendos të shtyjë bllokimin e kufirit me Shqipërinë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in