Greqia shton masat ndaj Shqipërisë, nga nesër mbyllet Kapshtica


Në kuadër të masave të ndërmarra lidhur me koronavirusin, Kapshtica ka vendosur të zgjerojë orarin e mbylljes së kufirit, me të gjitha doganat tokësore të vendit.

E vetmja që përjashtohet nga ky vendim është pika kufitare e Promakonës, që shërben si pikë hyrëse për vendet e BE dhe ato Ballkanike. Nga nesër në mbrëmje në orën 23:00, Kapshtica do të mbyllet. Sipas zëdhënësit të qeverisë greke, autoritet zyrtare e shohin si shqetësim madhor lëvizjen nga vendet ballkanike drejt Greqisë. Zoti Petsas e ka cilësuar situatën në rajon si ‘alarmante’.

Në doganën e Kakavijës janë instaluar ekipe të qendrës epidemiologjike të spitalit të Janinës. Mjekët ushtarakë marrin tampon për thuajse çdo udhëtar në doganën në fjalë. Aktualisht, vetëm 5 persona që kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Greqisë rezultojnë pozitivë me Covid-19, megjithatë situata pritet të përkeqësohet në ditët në vijim.

Burimi: Top Channel


Greqia shton masat ndaj Shqipërisë, nga nesër mbyllet Kapshtica

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in