Greqia hedh dyshime për falsifikim të testeve të Covid-19 nga ana e shqiptarëve


Autoritetet greke kanë vënë alarmin për testet e qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë drejt vendit të tyre. Sipas të dhënave të fundit, Greqia po kërkon test PCR dhe jo atë stereologjik, me të cilin po paraqiten udhëtarët.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Ministria greke e Shëndetësisë ka ngritur dyshime se disa nga testet po falsifikohen nga shqiptarët. Ndaj, vendimi i fundit i marrë nga Greqia është se nuk do të lejojë më asnjë test që nuk pajiset me bar kod dhe kodin QR. Ndërkohë, ekipet e epidemiologëve do të mbeten edhe për 10 ditët e ardhshme në kufi, për të marrë tamponë në pikat doganore.

Ministria greke e Shëndetësisë ka njoftuar se në rast falsifikimi të testit, qytetarët do të paraqiten para gjykatës nën akuza të rënda. Dënimi do të jetë burgu ose gjoba e lartë. Kalimi në pikat doganore në Greqi po vështirësohey gjithmonë e më shumë për shqiptarët. /News31.al

Burimi: Top Channel


Greqia hedh dyshime për falsifikim të testeve të Covid-19 nga ana e shqiptarëve

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in