Graciano Tagani ‘përplaset’ me Rudina Magjistarin në emision: “Nuk e dija që isha ftuar për këtë temë”


Graciano Tagani ka qenë i ftuar së fundmi tek “Rudina”. Por, duket se intervista nuk ka shkuar sipas parashikimeve të balerinit.

Rudina Magjistari e ka pyetur për deklaratën e bërë gjatë një tjetër interviste, lidhur me lëndët narkotike. Moderatorja është ndaluar tek një nga lajmet e portaleve, ku pretendohej se Graciano kishte thënë se VIP-at konsumojnë këto lloj substancash gjatë jetës së natës.

Balerini e ka mohuar një deklaratë të tillë, duke thënë se është një keqinterpretim i portaleve. Por, Rudina ka insistuar duke publikuar një pjesë nga intervista në fjalë.

“Dalin për të pirë një pije, por jo për të pirë kokainë njerëzit. Pra Graciano, përgjigja ishte shumë e qartë. Konsumimi i substancave narkotike është i paligjshëm”, i është drejtuar moderatorja, balerinit.

“Unë nuk e dija fare që isha ftuar për të folur për këtë pjesë, për të folur për këtë. Por megjithatë, meqë e hape ti unë po vazhdoj të ta sqaroj edhe njëherë.

Konteksti nuk është për akuzë ndaj VIP-ave, është për njerëzit që dalin natën që normalisht edhe pinë, edhe bëjnë, është puna e tyre nuk është puna ime. S’ka çfarë më duhet fare”, është shprehur Graciano.

Më tej, Rudina e ka pyetur nëse është pro apo kundër legalizimit të marijuanës. Një pyetje të tillë, balerini nuk e ka mirëpritur dhe ka sqaruar se ai nuk është as bos droge, as konsumues i lëndëve narkotike. Ai ka theksuar se do të ishte më korrekte nëse të ftuarit do të informoheshin saktë mbi temën e intervistës.

Videon e plotë e gjeni më poshtë. /News31.al


Graciano Tagani ‘përplaset’ me Rudina Magjistarin në emision: “Nuk e dija që isha ftuar për këtë temë”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in