Godina e ish-universiteti privat do bëhet spital për Covid-19, Rama: “Sfidë ta kthejmë brenda 30 ditësh”


Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, panë sot nga afër ambientet e një ish-universiteti privat në Tiranë, që është planifikuar të kthehet në spital për të trajtuar pacientët e prekur nga COVID-19 në vendin tonë. Kreu i qeverisë tha se godina do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe drejt shërimit.

Sipas asaj që thotë kryeministri Rama, sfida për qeverinë është kthimi i kësaj godine në spital për një afat 30 ditor:

“Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”

Ndëekohë ministrja e Shëndetësisë dha detaje se si do të funksionojë dhe lehtësirat që ajo do të ofrojë ky spital:

“Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit. Në kushte që mund të adaptohet shpejt, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka vendin e parkimit dhe në një fazë të dytë zhvillimi mund të shërbejë si një strukturë spitalore, por që mund t’i shërbejnë universitetit. Mund të përshtatet edhe në plan afatgjatë. Brenda një afati 20 ditor neve do të fillojmë punën, ky është skenari i katër që tregon se tashmë i kemi kapacitet”

🔴 NJË SPITAL I RI LUFTE, PËR TË GARANTUAR MBROJTJEN E TË SËMURËVE NË KUSHTET E ÇDO RRITJEJE TË PAPRITUR TË FORCËS SË ZJARRIT ARMIK #TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

Posted by Edi Rama on Thursday, 26 March 2020

/News31.al

Godina e ish-universiteti privat do bëhet spital për Covid-19, Rama: “Sfidë ta kthejmë brenda 30 ditësh”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format