Gjiko del përballë gjykatës, gjobitet për armëmbajtje pa leje


Sipas mediave në Kosovë, reperi Gjiko ka dalë sot para Gjykatës Themelore të Pejës, ku është gjobitur me 400 euro për armëmbajtje pa leje. Ky vendim nuk është marrë vetëm për reperin, emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli, por edhe miku i tij, Valon Alijat, i cili gjithashtu mbante armë pa leje.

Vendimi i gjykatës detyron të pandehurit të paguajnë shumën e gjobës brenda 30 ditëve, ose në të kundërt rrezikojnë dënimin me burg. Gjikos dhe mikut të tij i janë konfiskuar armët, ndërkohë që ata kanë pranuar fajësinë dhe kanë shprehur pendesën para trupit gjykues për veprime e tyre.

Pjesë nga njoftimi i Gjykatës:

Gjikolli, në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, në parkingun e një restoranti në Pejë, mban në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, armën Pistoletë me gas, e markës së panjohur, cal. 9mm dhe me të ka gjuajtur në ajër disa herë gjatë një ahengu familjar, armë të cilën ia konfiskoi Policia e Kosovës, së bashku me dy karikatorë dhe një fishek me gas, pasi kishin siguruar një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku i dyshuari shihet duke shtënë me të njëjtën armë.

Pas seancës gjyqësore, Gjiko ka ndarë në Instagram një foto ku shfaqet bashkë me Aliajn si të pandehurit dhe me dy avokatët e tyre.

/News31.al


Gjiko del përballë gjykatës, gjobitet për armëmbajtje pa leje

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in