Gjendet i vdekur Dj i njohur i hitit të famshëm “I like to move it”


Dj Erick Morillo, i njohur për këngën hit të vitit 1993, “I Like To Move it”, është gjetur i vdekur në Florida. Trupi i 49-vjeçarit u gjet mëngjesin e sotëm në një shtëpi në Miami sipas policisë. Vdekja e tij është nën hetim.

Në 6 gusht, Morillo u arrestua me akuzën e ngacmimit dhe abuzimit seksual ndaj një DJ femër, me të cilin kishte luajtur në një festë private në dhjetor të 2019-ës.

Ajo kishte shkuar në shtëpinë e tij në Miami, bashkë me një tjetër vajzë dhe pretendon se Morillo e kishte ngacmuar dhe ishte përpjekur të abuzonte me të, edhe pse ajo kishte refuzuar.

Pasi u bë publik lajmi për vdekjen e tij, të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë shprehur mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale, përfshirë këtu Dj e njohur si Dj Pauly D apo Dj Yousef.

Morillo lindi në New York, por e kaloi fëmijërinë e tij në Kolumbi, për t’u rikthyer në SHBA në moshën 11-vjeçare. Në këtë moshë ai nisi të punonte si dj në dasma, teksa shkonte në një shkollë private për gramatikë. Përgjatë karrierës ai publikoi shumë projekte nën pseudonime të ndryshme, si “Reel 2 Real”.

Hitit i tij i 1993-it, “I like to Move it” i lançuar pikërisht me emrin Reel 2 Real, është bërë pjesë e shumë video-ve, reklamave dhe filmave përgjatë viteve, së fundmi në filmat e “Madagascar”. Kënga ishte aq e suksesshme sa e bëri DJ milioner, teksa performonte mes SHBA-së dhe Europës dhe publikoi albumin “Move It”.

Ai fitoi 3 herë çmimin si “Dj më i mirë i vitit”, ndërkohë që vitet e fundit luante në Ibiza dhe Australi.

/News31.al

Burimi: Sky News


Gjendet i vdekur Dj i njohur i hitit të famshëm “I like to move it”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in