Ghetto Geasy dhe Majk bënë shumë mirë që u “zhytën”, ishte ajo që ju duhej këtë verë


Ghetto Geasy dhe Majk vazhdojne traditën e çdo vere, duke publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri, që kësaj rradhe ka dy tituj,  “Zhytem”  dhe “Je t’aime”. E para duket si versioni i shqipëruar i shprehjes së famshme franceze që në fakt përkthehet “Të dua”. Megjithatë kur e dëgjojmë këngën, marrin kuptim të dyja shprehjet, si ajo shqip, po ashtu edhe ajo frengjisht.

Pa kaluar në shumë filozofi për titullin, kjo këngë është gjithçka që reperëve i duhej këtë sezon. Një projekt me ritëm, ku secili prej tyre ka pjesën e vet për të bërë atë që dinë të bëj më mirë. Getoari qëndron në stilin e tij të të bërit rap, sigurisht duke mos qeshur kurrë, edhe kur repon për ndjenja. Majk nga ana tjetër guxon dhe kap disa nota të larta.

Videoklipit nuk i mungon modelja protagoniste, që kësaj rradhe është edhe disi “rebele”, gjë që i përshtatet këngës. Funksionojnë gjithmonë bashkëpunimet mes këtyre dy artistëve të labelit “Babastars”, ndërkohë që ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta dëgjojmë, ta këndojmë dhe pse jo ta kërcejmë. Me “Zhytem” apo “Je t’aime”, ku ta gjejmë më shumë veten.

/News31.al


Ghetto Geasy dhe Majk bënë shumë mirë që u “zhytën”, ishte ajo që ju duhej këtë verë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in