Gerta Heta dedikoi urimin më të veçantë për 22 vjetorin e krijimit të Top Albania Radios


Top Albania Radio feston sot 22 vjetorin e krijimit dhe deri më tani, kemi parë jo pak urime në rrjet, nga ata të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e stafit, ashtu sikurse dhe nga të tjerë emra të njohur, karriera e të cilëve e ka patur pikënisjen pikërisht aty.

“Wake Up” ia ka dedikuar pjesën më të madhe të emisionit datëlindjes së radios, ndërsa një nga të ftuarit ka qenë edhe Gerta Heta. Kjo e fundit ka publikuar një foto nga studio e “Wake Up”, ku shihet krah Ori Nebijaj, Isli Islamit dhe DJ Vinit. Gerta ka bërë një urim të veçantë për këtë 22 vjetor, duke theksuar se për të, Top Albania Radio shërbeu njëkohësisht si një mënyrë shkollimi në rrugëtimin drejt emisioneve radiofonike dhe televizionit.

“Duke folur për 22 vjetorin e radios, të cilës i jam mirënjohëse deri në vdekje për atë derë që më hapi e shkollimin që më bëri”, kanë qenë këto fjalët që Gerta Heta ka dedikuar për këtë datëlindje. Një urim i veçantë, për ditën më speciale të Top Albania Radios. /News31.al

Gerta Heta dedikoi urimin më të veçantë për 22 vjetorin e krijimit të Top Albania Radios

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in