I lidhur me motrën e Loredanës, por Gent Fatali nuk pranon të flasë për reperen


Gent Fatali ishte i ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në 5”. Reperi ka pranuar se është prej dy vitesh në një lidhje me Rozafën, motrën e Loredanës.

Për një kohë të gjatë, Genti dhe Rozafa nuk e pranuan romancën. Por, dje për herë të parë reperi ka vendosur t’i japë fund heshtjes. Pyetur nga Bieta Sulo se si shkonte marrëdhënia e tij me Loredanën, Genti ka preferuar të ndryshojë temë.

“Mos më pyet këtu. Këtu s’flasim”, është përgjigjur ai. Në këtë mënyrë, reperi ka lënë të kuptohet se nuk dëshiron të japë detaje lidhur me raportet mes tyre. Epo, mbetet të presim… /News31.al


I lidhur me motrën e Loredanës, por Gent Fatali nuk pranon të flasë për reperen

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in