Gazetarja Anduena Llabani dhe ish-bashkëshorti tregojnë se dashuria jo gjithmonë vjen nga stomaku por mund të hapin një restorant


Nëse një marrëdhënie nuk funksionon, çiftet vendosin të ndahen nga partneri i tyre dhe shumicën e rasteve ndodh që dy palët të mos ndahen paqësisht.

Duket se ky nuk është aspak rasti i gazetares Anduena Llabanit dhe ish-bashkëshortit të saj, Ardit Jaupit. Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, jo vetëm që kanë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin, por së fundmi kanë nisur edhe një biznes të ri, të cilin e menaxhojnë së bashku.

Ditën e sotme ata të dy ishin të ftuar në emisionin “Rudina” ku folën për marrëdhënien pas divorcit dhe treguan më tepër për biznesin e përbashkët.

Sipas tyre hapja e një biznesi të tillë do ti ndihmojë edhe më shumë në raportin mes tyre, ashtu si edhe do të jetë një shtëpi e dytë për djalin. Gazetarja tregoi se është Arditi ai që qëndron gjithë ditën në restorant dhe për gatimet në të janë frymëzuar nga udhëtimi që kanë bërë së bashku në Spanjë.

Menduam një restorant ku të mblidhemi vetë, bashkë me familjet tona, një shtëpi e dytë për Aleksein do të ishte zgjidhja më e mirë. Aty mblidhemi familjarisht, dy familjet tona, çdo fundjavë. Arditi është aty full time ndërsa unë çdo ditë konsumoj një vakt së bashku me të dhe djalin. Aleksei e ka si oaz të vetin restorantin” është shprehur Anduena.

Një histori e tillë nuk është dëgjuar më parë në ekranet shqiptare por na vjen mirë që ka shembuj të këtij lloji./News31.al

a

Gazetarja Anduena Llabani dhe ish-bashkëshorti tregojnë se dashuria jo gjithmonë vjen nga stomaku por mund të hapin një restorant

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format