Fotoja e Dojna Memës është tek lajmi i të arrestuarit për drogë, moderatorja nuk është dakord me zgjedhjen


Dojna Memën e njohim si moderatore dhe autore e “Pop Culture” dhe jo vetëm, radio host, pianiste, fundja edhe si mbesa e gjyshes së saj të famshme, por nuk e dinim që ishte e përfshirë në trafikun e drogës.

Po, po! Të paktën sipas këtij lajmi, që Dojna e ka postuar në Instagram-in e saj:

Fakti është që Dojna ishte gjatë fundjavës në Përmet, por ajo siguron që nuk ka bërë gjë. Mbi të gjitha sepse nuk është 38-vjeç, gjë që mesa duket e mërziti moderatoren më shumë  se sa vetë lajmi.

Po ashtu ajo nuk është  e lumtur me foton që  kanë  zgjedhur për artikullin dhe jep një sugjerim. Të  paktën që ta kenë parasysh për lajme të tjera droge.

Kjo është mënyra se si të përballesh me faktin që fotoja jote ka përfunduar në një artikull të tillë, me humor, ironi dhe pa panik.

/News31.al


Fotoja e Dojna Memës është tek lajmi i të arrestuarit për drogë, moderatorja nuk është dakord me zgjedhjen

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in