Foto/ “Festivali i Kanës”, sot prezantohet filmi shqiptar


Prej disa ditësh në Rivierën Franceze ka startuar eventi i rëndësishëm kinematografik “Festivali i Kanës”. Çdo ditë, krahas parakalimeve në tapetin e kuq, janë edhe prezantuar filmat të cilët konkurojnë për çmimet e rëndësishme.

Dhe dita e sotme i takon krijimtarisë shqiptare e cila ka zënë vend në mes të filmave konkurues të festivalit. Erenik Beqiri është regjisori i parë shqiptar që konkuron për çmimin “Palma e Artë” në “Festivalin e Kanës”, me filmin e tij “Tha Van”.

“The Van” është një film me metrazh të shkurtër i cili flet për historinë e një djali të ri që emigron jashtë vendit për të fituar para. Në pamundësi për të gjetur punë, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një furgoni. Rregullat e furgonit janë të thjeshta: dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dali vetëm një fitues.

Producenti i njohur shqiptar Ilir Butka ka publikaur disa foto nga dita e sotme teksa kasti i aktorëve ndodhen në Kanë duke iu uruar atyre suksese.

Ne urojmë që filmi shqiptar të marrë çmimin e merituar!/News31


Foto/ “Festivali i Kanës”, sot prezantohet filmi shqiptar

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in