Të qenit aktorë në Hollywood nuk është aspak e lehtë, por në fund frytet e punës justifikojnë çdo gjë. Kur themi frytet e punës, përveç dashurisë së publikut dhe suksesit, kemi parasysh dhe diçka: shifrat e majme me të cilat paguhen. Si çdo vit, Forbes ka publikuar listën e aktorëve më të paguar në 2020 e cila është si më poshtë:
1.Dwayne Johnson me 87.5 milionë $, falë një pagese 23.5 milionë $ nga Netflix për filmin e radhës Red Notice.
2.Ryan Reynolds me 71.5 milionë $, i cili fitoi më shumë se 20 milionë $ për secilin nga filmat: Six Underground dhe Red Notice.
3.Mark Wahlberg me 58 milionë $, pasi Spenser Confidential u kthye në filmin e tretë më të parë në Netflix qëkur debutoi në Mars. Ai gjithashtu ka fituar miliona si producent i McMillions dhe Wahl Street.
4.Ben Affleck me 55 milionë $, falë rikthimit me filmat The Way Back dhe The Last Thing He Wanted.
5.Vin Diesel me 54 milionë $. Kjo shifër mund të ishte më shumë nëse publikimi i filmit F9 nuk do të ishte shtyrë për në 2021.
6.Akshay Kumar me 48.5 milionë $, i vetmi aktor bollivudi në listë.
7.Lin-Manuel Miranda me 45.5 milionë $, pasi të drejtat e Hamilton u blenë nga Disney.
8. Will Smith me 44.5 milionë $.
9. Adam Sandler me 41 milionë $.
10. Jackie Chan me 40 milionë $.
/News31.al