Përfundon ndeshja Teuta-Tirana, shpallet fituesja e Kupës së Shqipërisë


Ditën e sotme, u zhvillua ndeshja finale për të fituar Kupën e Shqipërisë. Skuadrat e Teutës dhe Tiranës u përballën në fushë për 92 minuta, duke arrirë në rezultatin 2-0.

Skuadra durrsake feston me këtë trofe dhe 100 vjetorin e themelimit të klubit. Teuta, ekipi i Edi Martinit arriti të kalonte në avantazh që në minutën e 2-të duke shënuar gol në portën e bardhë e blu-ve.

Ndonëse Tirana mori shpejt kontrollin e lojës, nuk arriti të finalizonte aksionin e saj. Ishte Lorenco Vila, ai që në minutën e 78-të shënoi golin e dytë dhe atë final të lojës.

2020 shënoi herën e katërt që skuadra e Teutës fiton Kupën e Shqipërisë./News31.al

 


Përfundon ndeshja Teuta-Tirana, shpallet fituesja e Kupës së Shqipërisë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in