Fiori Dardha jep mesazhin emocionues duke na treguar se çfarë e bën të harrojë “prapërsirat” e Abelit dhe ndonjë zënkë me bashkëshortin


Siç e kemi vënë re, hera herës, moderatorja e “Boom”, Fiori Dardha preferon që Instagramin e saj ta trajtojë edhe si një ‘blog’ ku shpesh ndan mendime dhe përjetime të sajat lidhur me fenomene të ndryshme. Ndër temat e preferuara që ajo ka për të folur është sigurisht familja.

Edhe këtë herë, Fiori ka postuar një foto me bashkëshortin dhe djalin e tyre Abel për të dhënë një mesazh shumë emocionues. Në atë çka shkruar, Fiori ka dashur të tregojë se zënkat, ‘prapësitë’ e fëmijëve, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër e këtij lloji janë sigurisht pjesë e përditshmërisë në një familje por asgjë nuk mund ta zbehë dashurinë që familja të jep dhe ngrohtësinë që të fal çdo moment.

 

View this post on Instagram

 

Shoh këtë pamje dhe harroj të gjitha herët kur (edhe qëllon) të grindem me “bashkësherrin” 😉, të gjitha herët që ma sjell shpirtin në majë të hundës 😛, të gjitha herët kur bën ndonjë veprim që mua s’më pëlqen… Shoh këtë pamje dhe harroj të gjitha herët kur Abeli bën prapësira, të gjitha herët kur përpiqem ta ushqej (Abelin) dhe ai s’e hap gojën, të gjitha herët kur nuk më bindet… etj, etj! Është familja! Më e shtrenjta në botë! ♥️ – (Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë e kupton rëndësinë e familjes!) #family #myfamilymyteam #myfamilyrocks #memories #fioridardha #myfamilyismyworld #mashaallah Photo credit: @soelazani

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha) on

Sigurisht, Fiori ka marrë shumë mesazhe pozitive për postimin e saj në Instagram dhe nuk kanë qenë të paktë ndjekësit që i kanë shprehur falenderimin e tyre që në një farë mënyrë ju kujtoi krejt spontanisht, me anë të një postimi të thjeshtë se çfarë vlen më së shumti në jetë.


Fiori Dardha jep mesazhin emocionues duke na treguar se çfarë e bën të harrojë “prapërsirat” e Abelit dhe ndonjë zënkë me bashkëshortin

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format