Fifi vendos të tregojë a është apo jo në një lidhje dashurie dhe tani nuk ka më vend për aludime


Kur vjen puna tek çështjet e zemrës, Fifi rezervohet të japë një përgjigje konkrete. E nga ana tjetër, ato pak detaje që zbulon shkaktojnë zhurmë në mediat rozë.

Nga dashuria e pamundur, e deri tek romanca me njeriun e gabuar, Fifi u ka dhënë fund aludimeve mbrëmjen e djeshme në “Në kurthin e Piter Pan”. Pyetur se me kë e kishte kaluar karantinën, këngëtarja u shpreh se ditëve të izolimit i ka qendruar pranë shoqja e ngushtë. Arsyeja? Sepse i dashuri i zemrës ndodhet larg saj.

“Fifi ka kaluar një distancim social në dashuri këto kohë”, ka shtuar Alketa Vejsiu me humor. Pra, Fifi po shijon një lidhje në distancë dhe asgjë nga ato që fansat dyshonin më parë, duket se nuk është e vërtetë. Këngëtarja së shpejti do të publikojë një bashkëpunim me Young Zerkan, që mban titullin “Pa Gajle”.

Pra, Fifi po shijon romancën me djalin që i ka rrëmbyer zemrën, po punon për projekte të reja, për të lënë të kuptohet se gjithçka po shkon më së miri! /News31.al


Fifi vendos të tregojë a është apo jo në një lidhje dashurie dhe tani nuk ka më vend për aludime

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in