Federata e Futbollit i dërgon letër Këshillit të Ministrave: Jemi në prag falimentimi!


FSHF iu përgjigj rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë që në ditët e para, duke anulluar përkohësisht të gjitha aktivitetet sportive në vend, nisur nga situata me Koronavirusin. Ndërkohë sot Federata i ka dërguar një letër të hapur Këshillit të Ministrave, në lidhje me vështirësistë ekonomike ku gjenden.

Federata kërkon mbështetje financiare për komunitetin e futbollit, duke qenë ndodhet në prag falimentimi për shkak të krizës së Covid-19. Klubet, shkollat dhe akademitë kanë ndaluar punën e tyre, ndaj është e pamundur që momentalisht të përballojnë pagesat e sportistëve dhe të punësuarve, pasi edhe sponsorat janë tërhequr.

Federata e Futbollit kërkon që të gjithë punonjësit e sektorit të futbollit në vend të përfshihen në paketën e kompensimit nga qeveria, si një e drejtë për të garantuar mbijetesën e familjeve të tyre në këtë kohë të vështirë.

/News31.al

Federata e Futbollit i dërgon letër Këshillit të Ministrave: Jemi në prag falimentimi!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in