Fatma Methasani në një rrëfim të veçantë për pritjen e ëmbël, emrin e djalit dhe planet për dasmën


Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani deri më tani na kanë surprizuar me mënyrën origjinale për të treguar diçka më tepër rreth fëmijës që pritet të vijë në jetë. Që nga lajmi për pritjen e ëmbël, e deri tek zbulimi i gjinisë së vogëlushit, çifti vendosën që të realizonin diçka ndryshe për t’i prezantuar ndjekësve gëzimin e tyre.

 

Fatma ka qenë e ftuar në “Lart e Poshtë”, ku ka folur për përjetimet e saj gjatë periudhës më të ëmbël të jetës. Si për shumicën e femrave, fillimi i shtatzanisë nuk ka qenë i lehtë për Methasanin, pasi i duhej të ushqehej vetëm me djathë e domate. Pas kalimit të tremujorit të parë, i vetmi shqetësim për moderatoren janë kilogramët e tepërt. Vogëlushi pritet të vijë në jetë në shkurt, por çifti ende nuk kanë një ide për emrin.

 

Nëse Fatma dëshiron një emër me origjinë shqiptare, Alfio preferon një emër italian, ndërsa për dhomën e të voglit Methasani zbulon se ende nuk e kanë arreduar. Përpos kësaj, do të ketë dasëm, por kjo do të ndodhë pasi vogëlushi të mbushë 1 vjeç ose më tepër. Fatma rrëfeu se Alfio gjithmonë i ka pas thënë që në dasmën e tyre, unazat do t’ia u sillte djali ose vajza, e ndërsa ajo mendonte ‘çfarë budallallëqesh po flet’, i gjithë plani u realizua me sukses. Tashmë, mbetet të presim shkuritn. /News31.al

 

Fatma Methasani në një rrëfim të veçantë për pritjen e ëmbël, emrin e djalit dhe planet për dasmën

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in