Exluzive/ “Illyrian Bloodline” e Noizyt është kopjuar nga një kompani turke


Rreth dy vite më parë, reperi i njohur shqiptar Noizy krijoi markën e tij të veshjeve të quajtur “Illyrian BloodLine”. Frymëzuar nga historia e vendit të tij, ky emër ka kuptimin “Gjaku i Ilirëve” dhe çdo veshje e prodhuar nga ky brand, mban përsipër shkrimin me emrin e markës. Por duket se së fundmi është zbuluar diçka aspak në favor të reperit.

Daniel Kordhoni CEO i kompanisë ndërkombëtare “COPYRIGHT” me bazë në Paris, ka folur ekskluzivisht për “News31.al” dhe ka treguar se e marka “Illyrian BloodLine” është vjedhur dhe është patentuar nga një kompani veshjesh në Turqi. Kompania në fjalë ka përdorur të njëjtin emër për brandin e tyre, si dhe të njëjtën logo. Sipas Danielit, kompania turke është në fazën e fundit të regjistrimit dhe Noizy ka vetëm 2 muaj kohë afat për të bllokuar patentimin e markës së krijuar nga ai. Ai mund të bëjë një denoncim kundër regjistrimit tek zyrat e markave të patentave në Turqi.

Nëse do t’i hedhim një sy të dhënave të markës “Illyrian BloodLine” të krijuar nga Noizy dhe asaj të vjedhur nga kompania Turke do të shohim që janë përdorur të njëjtat tipare identifikuese. Duke nisur nga emri, e deri tek logoja e përdorur që është një helmetë ilire.

“Illyrian BloodLine” nga Noizy
Kompania turke

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nëse marka turke ia del të kryejë regjistrimin e saj deri në ditët e para të muajit gusht, ata do të arrijnë të kenë më shumë “fuqi” se marka e Noizy-t. Kjo për shkak të përparësive të tyre, pasi kompania turke po e mbron brandin në të gjitha kategoritë e industrisë, si: reklamat, website,etj. Kategori këto të cilat reperit shqiptarë nuk i figurojnë të regjistruara. Madje kompania turke mund të arrijë deri në pikën që reperit shqiptar mund t’ia bllokojë industrinë në internet. Nëse kompania turke arrin të regjistrojë këtë brand, atëherë ka të drejtën ta kthejë atë edhe në markë internacionale.

Nuk e dimë nëse Noizy është në dijeni dhe nëse bëhet fjalë për të njëjtin brand që po patentohet edhe në Turqi, por nëse shohim emrat me të cilët janë regjistruar dy kompanitë, janë krejt të ndryshme. Kompania e Noizyt është e regjistruar në emrin e tij, Rigels Rajku, ndërsa kompania turke regjistrimin e ka në një tjetër emër. Ose mbase e gjithë kjo mund të jetë një bashkëpunim mes palëve. Nëse jo, atëherë ky nuk është një lajm aspak i mirë për Noizyn.

Gjithashtu një paradoks, është fakti se si një kompani turke po patenton një brand veshjesh nën emrin “Illyrian BloodLine”. Një emër ky vendas shqiptar, tradicional, i cili vjen nga paraardhësit Ilirë. Një zgjedhje paksa e çuditshme për një kompani turke.

Ne shpresojmë që Noizy ta zgjidhë sa më parë çështjen!/News31


Exluzive/ “Illyrian Bloodline” e Noizyt është kopjuar nga një kompani turke

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format