Evi Reçi përcjell një mesazh të fortë për jetën pas humbjes së 7 personave të zemrës në tragjedinë e tërmetit


Evi Reçi humbi për fat të keq 7 nga të dashurit e zemrës në tragjedinë që solli tërmeti i 26 nëntorit. Mes emocionesh të forta, ajo u dedikoi një shkrim plot dhimbje në rrjetet sociale, pikërisht personave që i sollën lot trishtimi në një të martë të zezë.

Së fundmi, Reçi ka ndarë një video me ndjekësit e saj, duke përcjellë një mesazh të fortë: Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa jeta! “Shpesh herë bëjmë plane, por dikush tjetër i bën për ne”, ka thënë Evi në hyrje të videos, ndërsa ka theksuar: “Është krijuar një plagë e madhe [për të gjithë shqiptarët], por një plagë e madhe është krijuar dhe në zemrën time.”

Reçi humbi familjen e xhaxhait me 4 pjesëtarë, si dhe miken e sa, Dienën, me vajzën 8-vjeçare dhe nënën e së ndjerës. “Këto ditë për mua kanë qenë domethënëse, ku kupton se asgjë, por asgjë, nuk vlen më shumë se sa jeta”, ka përfunduar Evi, duke dhënë një mesazh sa të fortë, aq dhe të rëndësishëm për këdo që e përjetoi situatën e rënduar që solli tërmeti. /News31.al

Evi Reçi përcjell një mesazh të fortë për jetën pas humbjes së 7 personave të zemrës në tragjedinë e tërmetit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format