Eros Grezda flet për herë të parë për lidhjen me Oriola Marashin: “Jam shumë i lumtur”


Ishte 25-vjetori i Eros Grezdës ai që vërtetoi edhe më shumë se futbollisti dhe Oriola Marashi po shijonin lidhjen e tyre të dashurisë. Mëngjesin e sotëm, Erosi zbuloi disa detaje mbi romancën me Oriolën në “Wake Up”.

Pyetur se si po shkonte marrëdhënia mes tyre, futbollisti se ndihet shumë i lumtur. “Po kalojmë karantinën bashkë. Për momentin jemi bashkë dhe po kalojmë shumë mirë”, ka thënë Erosi. Ai gjithashtu ka zbuluar diçka që e ka ‘bezdisur’ në lidhje përgjatë kësaj kohe.

“E kam ditur këtë punë që gjithmonë që jam me të duhet t’i bëj foto. Normalisht ne çunat nuk e kemi shumë qejf që të bëjmë foto, por me Oriolën e kam pasur të lehtë me të sepse ajo del mirë në çdo kënd”, është shprehur Erosi.

Ai ka theksuar ndër të tjera se karantina i ka ndihmuar edhe më tepër në marrëdhënien në çift dhe njohjen me njëri-tjetrin. /News31.al


Eros Grezda flet për herë të parë për lidhjen me Oriola Marashin: “Jam shumë i lumtur”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in