Ermira Çausholli flet mes emocionesh për ardhjen në jetë të vajzës së katërt, familjen dhe rikthimin në televizion


Pasditen e sotme e ftuar në studion e emisionit “Rudina” ishte moderatorja shqiptare Ermira Çausholli. Vetëm pak muaj më parë ajo u bë për herë të katërt nënë e një vajze dhe kjo ishte dalja e saj publike pas lindjes.

Ermira ka rrëfyer eksperiencën e saj si nënë e katër vajzave duke thënë se ndihet e bekuar. Pas ardhjes në jetë të Solarës së vogël, Ermira u shpreh se lumturia në familje është shtuar dhe e vetmja gjë që ka ndryshuar është regjimi i saj i gjumit.

Kam 37 ditë pa gjumë, fle vetëm dy orë gjumë. Rrofshin grimierët që na rregullojnë”, tregoi ajo duke qeshur.

Por një detaj shumë i veçantë në jetën e Ermirës, është fakti se katër vajzat e saj kanë lindur secila me shtatë vite diferencë mes tyre. Gjithashtu edhe emrat me të cilët moderatorja ka pagëzuar vajzat, kanë kuptime shumë të bukura dhe të veçanta.

E kemi quajtur Solara, ka kuptimin e të qenit diellor. Vajza e madhe e ka emrin Gea si toka, e dyta Luna, e treta Dian, hyjnore dhe na mungonte Dielli.”

Ermira foli edhe për karrierën e saj duke zbuluar se do të rikthehet shumë shpejt në ekran. Moderatorja prej shumë kohësh po përgatitet për një emision të ri, të krijuar tërësisht nga ajo dhe duket se ardhja në jetë e Solarës ka qenë një frymëzim për programin në fjalë.

Përpara se të mbetesha shtatzënë po punoja për një projekt dedikuar grave, edhe e bukura e kësaj është që titulli i programit është ‘The future is female’. Kur mora vesh shtëtzaninë thash, ishallah është edhe kjo gocë sepse unë duhet të jem shumë e frymëzuar dhe e besueshme për publikun që kur them “The future is female”, domethënë është ‘female’ dhe pikë”, është shprehur ajo.

Dhe në fund të kësaj bisede kaq të ëmbël, gjithçka u finalizua me disa “lot gëzimi”. Familja e Ermirës, bashkëshorti i saj Arditi së bashku me tre vajzat e mëdhaja, nëpërmjet një videoje-surprizë, i treguan edhe një herë se sa e duan dhe sa me fat ndihen që e kanë. Gjithashtu gjatë kësaj videoja, për herë të parë pamë ne zbuluam edhe portretin e plotë të Solarës së vogël dhe ajo ishte fiks një Diell rrëzëllitës./News31


Ermira Çausholli flet mes emocionesh për ardhjen në jetë të vajzës së katërt, familjen dhe rikthimin në televizion

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format