Ermal Fejzullahu dhuron 100.000 euro në ndihmë të të prekurve nga tërmeti


Shqipëria po përballet me një fatkeqësi natyrore që u ka marrë jetën më shumë se 27 personave.

Durrësi është qyteti i cili ka pësuar dëmet më të mëdha duke lënë mijëra njerëz në qiell të hapur pasi shtëpitë e tyre u shembën nga tërmeti që goditi vendin ditën e djeshme në orën 03:55.

Të shumtë kanë qënë personat që janë solidarizuar me rastin e sidomos qytetarët e Kosovës. Rasti më i fundit dhe ai më bujari nga individët është ai i këngëtarit Ermal Fejzullahu. Ky i fundit ka vendosur të dhurojë shumën e 100.000 eurove për të prekurit ndaj tërmetit.

Familja Fejzullahu nuk e ka lënë me kaq, Sabri Fejzullahu ka vendosur të lirojë shtëpinë e tij për një familje 6 antarëshe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Na vjen mirë që kemi bashkombas kaq bujarë që na gjenden pranë në këto momente të vështira./News31.al

Ermal Fejzullahu dhuron 100.000 euro në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format