Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother” bën propozimin romantik për martesë dhe ajo tha PO!


Ish-banori i “Big Brother”, Erion Zeqiraj, ka hedhur një tjetër hap në jetën e tij personale. Prej kohësh duke shijuar romancën me partneren e tij, Blertën, Erioni i ka propozuar mbrëmjen e djeshme vajzës që i ka vjedhur zemrën.

Çifti kanë ndarë foto në llogaritë e tyre në Facebook e Instagram dhe nga se dallohet, nuk ka munguar asnjë detaj nga surpriza e Erionit për Blertën. Sezoni i verës ka ardhur në këtë rast si një ndihmë e madhe për t’i shtuar sa më shumë notat e romanticitetit propozimit, pasi gjithçka është organizuar në ambient në hapur. Mes petale lulesh dhe tollumbacesh, Erioni ka shkruar: “Ajo tha po! Kujtoje këtë ditë si fillimin e asaj që do të zgjasë përgjithmonë.”

Një dedikim ka ardhur edhe nga Blerta, në postimin e së cilës ndër të tjera lexohet: “Faleminderit që ekziston dashuria ime!” Çifti e kaluan periudhën e izolimit sëbashku, ku në një lidhje Skype për “Ftesë në 5” treguan disa detaje nga lidhja e tyre. E që atëherë, planet për martesë ishin në diskutim e sipër për Erionin dhe Blertën. Me pak fjalë, shumë shpejtë do të kemi dasëm! /News31.al


Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother” bën propozimin romantik për martesë dhe ajo tha PO!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in