U infektua me Covid-19, Erion Veliaj tregon rezultatin e testit të dytë


Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shëruar nga Covid-19. Me anë të një postimi në Facebook, kryebashkiaku thotë se testi i fundit i Covid-19 që ka bërë ka rezultuar negativ dhe tani do të rikthehet në punë më i fortë se kurrë.

Në postimin, ku ka bashkangjitur një foto me djalin e tij Kajan nga ditët e kaluara në karantinë, Veliaj falenderon të gjitha ata që e kanë ndihmuar dhe janë kujdesur për të gjatë kësaj kohe, që nga familja, mjekët dhe të gjithë ata me të cilët e ka ndarë këtë eksperiencë.

Pas dy javesh izolim e trajtim mjekësor – në Tiranë, e askund tjetër – testi i fundit me nxorri të shëruar nga Covid-19…

Posted by Erion Veliaj on Wednesday, 12 August 2020

Ndërkohë mediat raportojnë se testin e ka bërë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila po ashtu ka rezultuar negative.

Kujtojmë se lajmin e infektimit me Covid Veliaj e dha vetë më 28 korrik me anë të një postimi në rrjetet sociale. Pas asaj dite ai ka qëndruar në shtëpi i karantinuar, duke mohuar edhe akuzat që i janë bërë për lëvizjet jashtë vendit për t’u trajtuar. derisa ka dalë negativ në testin e fundit.

/News31.al

 


U infektua me Covid-19, Erion Veliaj tregon rezultatin e testit të dytë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in