Erion Veliaj paralajmëron linjat e transportit urban: “Rinisni punën ose do ju heqim licensën”


Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje ditën e sotme linjave të transportit urban në kryeqytet, që të rinisin shërbimin për qytetarët, ndryshe rrezikojnë të humbasin licensën.

Duke inspektuar punimet në një prej rrugëve të Tiranës, kryebashkiaku paralajmëroi përfaqësuesit e transportit urban se nëse nuk rifillojnë aktivitetin, linjave aktuale do u hiqet licenca dhe do i jepet dikujt tjetër.

Veliaj theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerim për askënd që tenton të bllokojë qytetin dhe provat për këtë janë rastet e Unazës dhe Teatrit.

“Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë po të duan. Edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët. Por ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë. Unë do të jem avokati i tyre, por në momentin kur ata do thonë: ‘O të gjitha, o rashë e vdiqa’, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës. 

Kush i vë në dyshim këto që po them, le të kthehet te Astiri ose te Teatri dhe të shohin a e mbajmë apo jo. Ne jemi qytetarë sepse zgjedhim të flasim si qytetarë dhe të sillemi si qytetarë. Por kur dikush bllokon rrugën dy vjet, kur dikush bllokon teatrin dhe e zapton tre vjet, kur dikush thotë: ‘Nuk dua ta nxjerr autobusin’, ndërkohë që kërkesat i plotësohen 100%, kjo është të mbash qytetin peng.

Këtë qytet nuk e ka mbajtur peng askush në këto 5 vite dhe kjo është arsyeja pse ky është paralajmërimi i fundit. Nëse operatorët nuk dalin, fare mirë humbasin licencën, e cila do të hidhet në treg dhe vjen e merr një operator tjetër”– deklaroi Veliaj ndër të tjera.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi ditë më parë se duke nisur nga data 24 qershor do të rinisë transporti ndërqytetas në vend. Megjithatë për transportin urban brenda qyteteve nuk kishte ende një datë të saktë, pasi shoqëritë e transportit nuk kanë pranuar që të rinisin aktivitetin. Ata kanë kërkuar që të merren parasysh të gjitha kërkesat e tyre, pas dëmit ekonomik që u bë me krizën e pandemisë.

/News31.al


Erion Veliaj paralajmëron linjat e transportit urban: “Rinisni punën ose do ju heqim licensën”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in