(Video) Erion Kristo dhe disa qytetarë të Tiranës “sfidojnë” rregullat e izolimit, futen te Parku i Liqenit


Pedagogu Erion Kristo dhe dhjetëra qytetarë të Tiranës kanë “sfiduar” rregullat e mbylljes në fundjavë. Ata kanë “hapur” parkun e Liqenit Artificial pasditen e sotme, i cili ishte bërë i pakalueshëm nga forcat e policisë.

Kristo paralajmëroi më herët sot me anë të një postimi në Facebook se do të shkonte te Liqeni , pasi nuk ka asnjë arsye shkencore që të qëndronte mbyllur. “Protestës” së tij i janë bashkuar dhe qytetarë të tjerë në orën 18:00.

Statusi i Kristos:

Sot në ora 18, do jem te Garda, te Hyrja e Liqenit. Nuk jam dakord që liqeni të mbyllet. Nuk ka asnjë arsye shkencore…

Posted by Erion Kristo on Saturday, 23 May 2020

 

Momentin e hyrjes tek parku i Liqenit, pedagogu e ka shpërndarë me anë të një videoje “livë” në Facebook.

Posted by Erion Kristo on Saturday, 23 May 2020

 

Ndërkohë duket se ka pasur një tentativë nga policia për t’i ndalur, por nuk ja kanë arritur.

Duket se shkarkimi i shefit të komisariatit nr.1 në Tiranë, ka bërë që ruajtja e rendit në parkun e liqenit të jetë me dy standarde. Në njërën hyrje lejohet lëvizja, ndërsa në tjetrën shiriti të tregon sinjalin e ndalim qarkullimit.

/News31.al


(Video) Erion Kristo dhe disa qytetarë të Tiranës “sfidojnë” rregullat e izolimit, futen te Parku i Liqenit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in