Erdhi momenti që Vildane Zeneli të na sqarojë për lajmet rozë rreth Faton Shoshit, 50 Cent dhe Capital T


Vildane Zeneli është një personazh shumë interesant pasi ndonëse më së shumti ka jetuar jashtë kufijve të Shqipërisë (momentalisht në SHBA), interesi për të ka qenë gjithnjë i lartë. E kuruar, seksi dhe tejet e buzëqeshur, modelja ka qenë një nga të ftuarat e Luana Vjollcës në “Shiko kush Luan” mbrëmjen e te shtunës.

Foto nga: Gerhard Pregapuça

Në sfidën krijuar posaçërisht për të, Vildane u pyet fillimisht për marrëdhënien që ka me Faton Shoshin, ish menaxheri dhe partneri në jetë i Era Istrefit. Lidhur me këtë, modeles iu drejtua pyetja: “Vildane, dimë që je mikeshë e mirë e Era Istrefit, por në media je përfolur për një lidhje me Faton Shoshin, si qëndron e vërteta?” dhe përgjigja e menjëhershme e saj ishte: “E kam pasur komshi dhe njiheshim familjarisht, nuk ka asnjë të vërtetë…”

Pasi u qartësuam per Faton Shoshin, s’mund të mungonte një pyetje edhe për thashethemet se Vildane ka qenë e dashura e 50 Cent si dhe ka pasur një romancë me artistin shqiptar, Capital T.
“Nuk është e vërtetë asgjë, i kam vetëm miq” – është pergjigjur prerë Vildane.

E pra, ja tek i qartësuam disa romanca të supozuara. Zemrën e Vildanes nuk e ka Faton Shoshi, as Capital T dhe as 50 Cent…/News31.al

Erdhi momenti që Vildane Zeneli të na sqarojë për lajmet rozë rreth Faton Shoshit, 50 Cent dhe Capital T

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in