Epidemiologu shqiptar: “Hiqini dorezat po patët mundësi dhe lahuni në det”


Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti  ka ndarë me publikun dy studime të rëndësishme në lidhje me Covid-19. Sipas këtyre studimeve, njëra nga SHBA dhe tjetra nga Franca, koronavirusi nuk mund të transmetohet me lehtësi përmes prekjes së objekteve dhe deti nuk e përhap infeksionin.

Lajmi i parë i mirë që publikon Alimehmeti është ai që vjen nga CDC në SHBA. Sipas tyre virusi është e vështirë të transmetohet nga sipërfaqet e infektuara dhe nga prekja. Prandaj ai ka një kërkesë për të gjithë, që t heqin dorezat.

Po ashtu mjeku bën me dije se Instituti Kombëtar i Francës për Shkencat Oqeanike nuk ka gjetur gjurmë të koronavirusit as në ujin e detit dhe as në molusqe. Duke shpjeguar përse studimi i molusqeve është shumë i rëndësishëm për këtë fakt. Prandaj epidemiologu na thotë se deti këtë vit nuk duhet të mungojë, sidomos për fëmijët.

/News31.al


Epidemiologu shqiptar: “Hiqini dorezat po patët mundësi dhe lahuni në det”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in