Epidemiologët tregojnë cilat janë vatrat e Covid-19 në Tiranë


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me epidemiologët, të cilët punojnë prej 5 muajsh për gjurmim e të prekurëve me Covid-19. Në këtë takim u fol ndër të tjera edhe për vatrat e koronavirusit në kryeqytet, ku ka më shumë të infektuar.

Epidemiologët bën me dije se rastet e konfirmuara janë përqendruar kryesisht në zonat rurale dhe lagjet e Tiranës. Vatrat e infeksionit sips tyre janë Astiri, Fresku dhe Kodra e Diellit.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur ajo që thatë edhe ju që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku deri diku edhe tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen e fashës orare, sidomos për eventet; ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjesë grumbullime të rinj.”- tha njëri prej mjekëve.

Kujtojmë se në total, që nga nisja e pandeminsë në vendin tonë, kemi 5396 të prekur dhe 161 viktima.

/News31.al

Burimi: Newsbomb


Epidemiologët tregojnë cilat janë vatrat e Covid-19 në Tiranë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in