Pas akuzave për keqtrajtim të stafit, reagon Ellen DeGeneres: “Jam e zhgënjyer”


Në fillim të këtij muaji, në mediat e huaja u përhapën akuzat se komediania Ellen DeGeneres kishte një sjellje toksike ndaj stafit të punës në emisionin e saj. Ish-punonjës, por edhe ata aktualë, janë shprehur se kanë përjetuar racizëm, kërcënime, heqje të padrejta nga puna dhe në përgjithësi një kulturë pune toksike.

Për shkak të tyre, Telepictures dhe Warner Bros Television kanë nisur një investigim, për të vlerësuar akuzat, i cili është drejt përfundimit.

Tashmë, vetë Ellen ka reaguar nëpërmjet një letre drejtuar stafit, që është bërë publike nga The Hollywood Reporter, ku shprehet se është e zhgënjyer nga ajo  ka ndodhur dhe do ndërmerren veprime për të rregulluar gjendjen :

“Teksa jemi rritur eksponencialisht, nuk kam qenë e aftë të qëndroj në krye të gjithçkaje dhe u mbështeta tek të tjerë që të bënin punën e tyre siç ata e dinin se unë doja të kryhej. Qartësisht disa nuk e kanë bërë. Kjo do të ndryshojë tani dhe do sigurohem që kjo mos të ndodhë sërish.

Gjithashtu kam mësuar se njerëzit që punojnë me mua dhe për mua, po flasin në emrin tim dhe po shtrembërojnë atë që jam dhe kjo duhet të ndalojë.

Si dikush që është gjykuar dhe për pak humbi gjithçka thjesht sepse jam kjo që jam, vërtet e kuptoj dhe ndiej dhembshuri të thellë për ata që janë parë ndryshe, ose janë trajtuar në mënyrë të padrejtë, si jo të barabartë, ose më keq akoma- janë shpërfillur.”

Tashmë pritet që investigimi të japë rezultatet dhe të mësohet fati i një ndër emisioneve më të ndjekura 17 vitet e fundit.

Letra e plotë:

©Hollywood Reporter

/News31.al


Pas akuzave për keqtrajtim të stafit, reagon Ellen DeGeneres: “Jam e zhgënjyer”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in