Ellen DeGeneres gati të heqë dorë nga emisioni i saj pas akuzave për keqtrajtim të stafit


Ellen DeGeneres mesa duket është gati të heqë dorë nga emisioni i saj, pasi akuzave që i janë bërë vetë moderatores dhe drejtorëve të programit, për ambientin toksik që kanë krijuar për punonjësit.

Sipas disa burimeve, Ellen i ka thënë zyrarëve të “Telepictures” dhe “Warner Bros” se do të largohet nga emisioni. Ditën e enjte moderatorja e njohur i kërkoi falje publike stafit që punon për të, pasi një numër i konsiderueshëm i tyre përgjatë javëve të fundit, kanë dëshmuar për rastet e abuzimit apo racizmit me të cilat janë përballur. Madje një hetim i brendshëm ka nisur nga producentët e programit.

Ajo mendon se nuk mund të vazhdojë më dhe e vetmja mënyrë që mund të shpëtojë brand-in e saj personal është ta mbyllë emisionin”- thotë burimi pranë “Telepictures”. Edhe pse Ellen nuk është e përfshirë drejtpërdrejtë në dëshmitë që stafi i emisionit ka dhënë në media të ndryshme, sërish asaj i është kërkuar që të mbajë përgjegjësi.

Më herët Ellen ka mohuar që të ketë pasur dijeni për gjërat negative që ndodhnin në prapaskenë apo mes punonjësve. Gjithsesi moderatorja ka thënë se do të marrë çdo përgjejgësi, sikur të jetë vetë ajo që po hetohet dhe do ta zgjidhë këtë çështje. Por mesa duket zgjidhja e vetme që sheh tani është të bëj një hap prapa.

/News31.al


Ellen DeGeneres gati të heqë dorë nga emisioni i saj pas akuzave për keqtrajtim të stafit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in