Elita Rudi ka një “këshillë” për të gjithë ata që shqetësohen kur ajo ushqen me gji vogëlushin e saj në publik


Moderatorja Elita Rudi ka pak muaj që është bërë nënë e një djali të quajtur Zëri. Bukuroshja është tepër aktive në rrjetin social Instagram dhe shpesh herë publikon foto me djalin e saj, si dhe tregon detaje të reja në lidhje me të.

Moderatorja zbuloi pak kohë më parë se e ushqen ende vogëlushin me qumësht gjiri dhe fotoja e publikuar para pak minutash e vërtetoi. Elita shfaqet e veshur me një kostum ngjyrë të kuqe dhe me syze dielli në një ambient të hapur duke i dhënë gji Zërit por ajo që na bëri shumë përshtypje ishte këshilla që moderatorja ka për të gjithë ata që e gjykojnë për këtë veprim.

“Nëse ushqimi me gji të ofendon, je i lirë të vendosësh një mbulesë në kokë. Është e drejta e fëmijës tim për t’u ushqyer!” shkruan Elita.

Ekziston një debat i vazhdueshëm nëse duhet ose jo që gratë të ushqejnë fëmijët e tyre me gji në publik.

Por ne na vjen mirë që personazhet shqiptare japin kontributin e tyre duke e theksuar rëndësinë që ky proçes ka për fëmijën dhe se është absurde që nënat të kenë presion shoqëror për një gjest shumë natyral./News31.al


Elita Rudi ka një “këshillë” për të gjithë ata që shqetësohen kur ajo ushqen me gji vogëlushin e saj në publik

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in