Ekziston një mundësi që Xhemi Shehu të jetë prezantuese në “Kënga Magjike 2019”


Le të jemi të gjithë të qartë: Adrola Dushi do të jetë krah Ardit Gjebreas në finalet e Kënga Magjike këtë vit, megjithatë, kjo nuk do të thotë se producenti nuk ka vendosur të na bëjë surpriza, sidomos përsa i përket emrave që i bashkohen atij në bashkë-prezantim në netët speciale.

Siç vumë re me Adrolën, ishte pikërisht Anna Gjebrea e cila postoi një foto me modelen, si e ftuara speciale e familjes Gjebrea për një darkë dhe pak më vonë u zbulua lajmi se kjo darkë ka vendosur përfundimisht edhe faktin se Adrola do të provojë prezantimin.

Pra, Gjebrea e përdor këtë praktikë që fill pas postimit të fotove nga shtëpia e tij, tregon se personazhi i ftuar do të ketë një detyrë specifike në programet e tij, më së shumti në Kënga Magjike.

Më herët u publikua një foto e Arbana Osmanit në shtëpinë e moderatorit dhe u aludua se ajo mund të ishte një nga prezantueset. Gjebrea e hodhi poshtë këtë lajm ndërkohë që ende nuk dimë nëse Arbana do të jetë apo jo në Pallatin e Koncerteve në finalet e mëdha.

Mbrëmjen e djeshme, Anna Gjebrea ka postuar një foto krah Xhemi Shehut, e cila ka qenë e ftuara e radhës në familje për të darkuar.

Hmm, mos ndoshta ka ndonjë plan që pritet të zbulohet shpejtë? Nuk është çudi që Arbana dhe Xhemi të kenë të dyja një ftesë nga producenti Gjebrea. Dy mikesha të ngushta, dy prezantuese absolutisht të mira dhe shumë të pëlqyera në publikun shqiptar do të ishin aset i shtuar i finaleve të Kënga Magjike.

Tani të presim deri në një prononcim të tyre nëse aludimet tona do të jenë të vërteta ose jo.

 

 

Ekziston një mundësi që Xhemi Shehu të jetë prezantuese në “Kënga Magjike 2019”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format