(Ekskluzive) Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër! Zbulohet gjinia e bebit


Mjaftoi data 1 janar, që në “Shiko Kush LUAN”, ndër të tjera, vëmendja të shkonte tek barku i rrumbullakosur i Klea Hutës. Ndonëse Klea ishte munduar të mos e nxirrte në pah shtatzëninë, komentuesit nuk mbetëm indiferentë ndaj asaj që panë në ekran.

Si Klea, ashtu dhe Elgiti, nuk kanë dhënë ende ndonjë prononcim lidhur me një fakt të tillë, por burime pranë “News31.al” kanë konfirmuar se Huta është në pritje të ëmbël. Të njejta burime madje tregojnë se çifti kanë mësuar edhe gjininë, duke bërë me dije se familjes do t’i shtohet një djalë. Sipas përllogaritjeve, vogëlushi pritet të vijë në jetë në nisje të verës.

Gjithmonë të rezervuar ndaj detajeve, duket se çifti kanë zgjedhur të ruajnë privatësinë lidhur me këtë hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre. Shumë urime për Klean dhe Elgitin! /News31.al

(Ekskluzive) Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër! Zbulohet gjinia e bebit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format