Trajneri i Tiranës që bëri histori në Evropë flet për racizmin në Shqipëri: “Më kanë pështyrë”


Trajneri i parë afrikan që çon një ekip në “Champions League”, Ndubuisi Egbo i ekipit kampion të Shqipërisë Tiranës, ka folur pak ditë më parë për racizmin që ka përjetuar gjatë qëndrimit në vendin tonë. Për ju që nuk e dini Egbo është ish-portier i disa ekipieve në Afrikë dhe Egjipt, ndërkohë që si futbollist suksesin më të madh e përjetoi pikërisht me Tiranën, kohë kur u thirr dhe nga kombëtarja e Nigerisë. Prej 20 vitesh ai jeton në Shqipëri e pasi i dha fund karrierës në fushën e blertë, ka shërbyer si trajner i portierëve dhe trajner i ekipit të parë, për Byllisin dhe së fundmi Tiranën.

Fundjavën e kaluar ekipit kryqytetit u konfirmua si kampion i Shqipërisë, ndërkohë që dje ngriti trofeun dhe festoi arritjen e madhe. Suksesi që Egbo ka arritur është vërtetë i madh, kur mendon se në kohën që ai mori drejtimin e shkadrës, Tirana ishte në vendet e fundit të tabelës së klasifikimit. Në një intervistë për “BBC Sports”, trajneri që ka edhe kombësi shqiptare, tha se ka rënë prej e racizmit në vendin tonë.

Ka njerëz që nuk kanë dashur të kem sukses për shkak të ngjryës së lëkurës time. Ka racizëm. Një herë kanë hedhur banane drejt meje. Edhe më kanë pështyrë.”- tregon Egbo dhe shton: “Zyrtarët e FSHF-së nuk morën masa sepse ishte një ndeshje që nuk e luajtëm në stadium tonë. As policia dhe sigurimi nuk bënë asgjë, kishin frikë nga fansat.

Ai thotë po ashtu se ka dëgjuar gjëra që shqiptarët thonë për të, sepse mendojnë se ai nuk e kupton gjuhën:

Njëherë kam qenë në një autobus me një çantë shpine. Dy burra mbrapa meje po thonin se isha me Aq Qaeda-n. Ju drejtova dhe i thashë: A mbaruat? Ata nuk e donin më veten.

Për suksesin e këtij edicioni me Tiranën ai thotë: “Ne ishim në zonën e rënies nga kategoria. Ishim më shumë se 15 pikë larg nga vendi i parë. Por nga 23 ndeshje, fituam 20. Nuk e imagjinoni dot sa e vështirë ka qenë.

Egbo tregon se pas fitimit të kampionatit, çka do të thotë që ekipi i tij do të marrë pjesë në fazat e “Champions League”, një arritje historike kjo për një trajner afrikan, shumë kolegë dhe persona nga vendi i tij e kanë uruar. Madje e kanë krahasuar triumfin e tij me atë të Obama-s, kur arriti të bëhet president i SHBA. Ish-sportisti thotë se personave me ngjyrë nuk i jepen mjaftueshëm mundësi si trjanera dhe kjo duhet të ndryshojë . Për këtë duhet të nisë një lëvizje si “Black Lives Matter” mendon ai, por për sportin.

Ndërkohë sot në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel, Egbo sqaroi gjithçka tha për “BBC”, për pjesën e racizmit në Shqipëri. Ai nuk i mohoi fjalët që ka thënë, megjithatë shtoi se ata që i kanë bërë përfaqësojnë vetëm 1% e shqiptarëve. 99% të tjerët janë si familja e tij shprehet ai dhe është ndjerë gjithnjë i mirëpritur në vendin tonë. Deklaratën e plotë mund ta dëgjoni këtu:

/News31.al


Trajneri i Tiranës që bëri histori në Evropë flet për racizmin në Shqipëri: “Më kanë pështyrë”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in