Edi Reja shpall listën e Kombëtares për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë


Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka dalë në një konferencë për shtyp këtë të martë, ku ka publikuar edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020”, me Islandën dhe Moldavinë.

Spikat në këtë listë mungesa e portierit Strakosha, i zëvendësuar nga Selmani, rikthimi i Mavrajt e Cikalleshit, si dhe grumbullimi i Marash Kumbullës.

Për këto dy ndeshje kam bërë këto zgjedhje, me lojtarë që kanë qenë, e njohin mirë njëri-tjetrin dhe si të thuash janë vazhdimësi e punës së ish-trajnerit Panucci. Unë dua ende kohë që t’i ndjek lojtarët dhe në kaq pak kohë sa kam nuk mund të bëja ndryshime të rrënjësishme. Kam një listë me 35 futbollistë dhe më duhet kohë t’i vëzhgoj dhe t’i vlerësoj. Nga kjo listë kam 18 lojtarë që kanë qenë me De Biasin dhe të tjerë me Panuccin. Personalisht kam parë 4 lojtarë nga Partizani, që kanë cilësi të mira, por duhen vëzhguar në vazhdimësi. Kush vjen te Kombëtarja duhet të ketë bindjen që objektivat tanë arrihen dhe duhet të arrihen”, tha gjatë konferencës tekniku Reja.

Në portë janë grumbulluar Berisha i Atalantës, Hoxha i Partizanit dhe Selmani i Laçit.

Në repartin e mbrojtjes janë thirrur Aliji, Hysaj, Ismajli, Ajeti, Kumbulla, Balliu, Veseli, Mihaj, Binaku, Dermaku, Mavraj.

Mesfushorët e grumbulluar janë Abrashi, Basha, Memushaj, Kaçe, Ndoji, Qose, Xhaka, Ramadani, Lenjani.

Ndërkohë, në sulm janë thirrur 6 lojtarë, Uzuni, Balaj, Cikalleshi, Sadiku, Grezda, Roshi.


Edi Reja shpall listën e Kombëtares për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format