Do t’i bënte surprizë gruas por e kapi duke e tradhëtuar, ylli i Atalanta-s Josip Iliçiç bie në depresion


Josip Iliçiç, një nga yjet e e ekipit të Atalanta-s, nuk do jetë në takimin e Champions League ndaj PSG. Sipas disa raportimeve nga mediat italiane, sulmuesi slloven ka kaluar në depresion për shkak se gruaja e tij e tradhëtoi.

Ai po i përgatiste bashkëshortes një surprizë dhe kur u kthye në shtëpinë e tij në Slloveni, e gjeti me një burrë tjetër. Mësohet se gjendja e tij psikologjike është e rëndë, ndërkohë që tani ka nisur edhe një trajtim mjekësor.

Iliçiç ka zhvilluar këtë vit sezonin më të mirë të karrierës së tij, me 15 gola, duke ndihmuar dhe Atalantën të arrijë rezultate fantastike.

Mungesa e tij është konfirmuar edhe nga trajneri Gasperini, i cili tha para gazetarëve: “Nuk do të luajë ndaj PSG për disa arsye familjare. Ne jemi shumë afër tij në këto momente të vështira”.

Burimi: Barstoolsports.

Do t’i bënte surprizë gruas por e kapi duke e tradhëtuar, ylli i Atalanta-s Josip Iliçiç bie në depresion

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in