“E prisnim një tërmet të tillë” Gjeologu bën deklaratën e papritur: Dihet se kur ndodhin, nuk dimë se kur na vijnë


Ditën e sotme i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ ishte gjeologu Klodian Skrame i cili bëri një përmbledhje të situatës në vend, duke u bazuar tek hartat sizmike të vendit tonë, si dhe studimet e kryera deri më tani.

Ai deklaroi se duke qenë se vendi ynë është pjesë e zonës sizmike, pritej një tërmet i tillë si ai i 26 nëntorit, ku fatkeqësisht humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 700 të tjerë.

E prisnim një tërmet të tillë. E dinim që jemi në një zonë sizmike. Nuk e dimë asnjëherë kur. ‘Ku’-ja, dihet, pasi ne zonat sizmike i njohim tani. Dihet se kur ndodhin, nuk dimë se kur na vijnë. Po të shihni kemi një sërë shkëputjesh tektonike dhe ato janë aktive. Mund të kemi raste që këto shkëputje mund të mos jenë aktive, por shumica janë. Kemi qytete që kanë tërmetin, apo epiqendrën poshtë këmbëve, Vlorën, Durrësi, Shkodra, Saranda, Korça, Pogradeci”,-tha gjeologu Klodian Skrame./News31.al

Burimi:BalkanWeb

“E prisnim një tërmet të tillë” Gjeologu bën deklaratën e papritur: Dihet se kur ndodhin, nuk dimë se kur na vijnë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format