Përgjigja në shqip e së ëmës së Rita Orës për planet e datëlindjes së këngëtares na kujtoi mamatë tona


Nëse ka diçka që pandemia prishi punë, ishin datëlindjet këtë periudhë. Ishin të shumtë ata që festuan në shtëpi, me torta të realizuara vetë, nën shoqërinë e familjarëve ose miqve të ngushtë.

Por, Rita Ora me shumë mundësi nuk do ta realizojë organizimin e datëlindjes në shtëpi. Këngëtarja do të festojë 30-vjetorin më 26 nëntor, e deri atëherë le të shpresojmë se nuk do të përballemi me ndonjë valë të dytë virusi. Duke qenë se përvjetori është vetëm disa muaj larg, Rita ka postuar disa foto nga datëlindja e vjetshme.

Some film from my birthday at the Aman in Utah we also shot the cover of @thelovemagazine with my baby @shotbylacruz it was soooo fun. Wish we can go back. Thank you @kegrand for letting us go buck wild and do our thang! You’re the best. Best birthday ever. I wonder what I’m gonna do for my 30th in November! Hmmmm.. 🌟✨⚡️

null

“Pyes veten se çfarë do të bëj për 30-vjetorin. Hmmmm…”, ka shkruar këngëtarja dhe gjithë vëmendjen, në fakt, e ka marrë komenti i së ëmës. Vera Ora, ka vendosur që këtë herë përgjigjen t’ia kthejë në shqip yllit të muzikës. “Për ditëlindjen e 30-të? Në shtëpi te nona!”, ka shkruar Vera, duke shtuar edhe disa ikona të qeshure.

Rita nuk ka kthyer përgjigje, por me siguri ka qeshur jo pak me komentin e së ëmës. Nga ana tjetër, nuk besojmë se ‘dëshira’ e Verës do të realizohet plotësisht. E thënë ndryshe: ‘deri në 12:00 me të shtëpisë, pas 12:00 me shoqërinë’. (Dikush t’ia shkruajë Verës në koment…) /News31.al


Përgjigja në shqip e së ëmës së Rita Orës për planet e datëlindjes së këngëtares na kujtoi mamatë tona

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in