Dy vite më parë Selena “i rrëmbeu” The Weeknd, sot Bella Hadid tregon raportin mes vajzave


Dy vite më parë, vetëm pak kohë pasi The Weeknd  kishte dhënë fund lidhjes me modelen Bella Hdid, në krahët e tij u pa Selena Gomez. Në atë kohë këngëtarja kishte një raport realitvisht të mirë më Bella-n pasi ndiqeshin edhe në rrjete sociale.

Menjëherë pasi në media qarkulluan fotot ku The Weeknd dhe Selena shfaqeshin duke u puthur, Bella e fshiu këngëtaren nga çdo rrjet social. Kështu vajzat krijuan mes tyre një raport aspak të paqtë.

Në tetor të 2017-ës këngëtari i dha fund romancës me Selena-n dhe muaj më vonë u rikthye në krahët e supermodeles.

Sot pasi kanë kaluar pothuajse 2 vite, duket se Bella ka lënë pas mëritë me Gomez. Së fundmi, Hadid i ka bërë “like” një fotoje të Selena-s të publikuar nga artisti i makeup-it të këngëtares, i cili njëkohësisht kujdeset edhe për “look”-un e Bella-s, Hung Vanngo.

Momentalisht lidhja mes The Weeknd dhe supermodeles së njohur duket më e fortë se kurrë dhe sipas burimeve shumë shpejt do të vijë edhe propozimi për martesë. Për këtë arsye duket se Bella nuk shqetësohet më për asgjë./News31


Dy vite më parë Selena “i rrëmbeu” The Weeknd, sot Bella Hadid tregon raportin mes vajzave

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format