Duke postuar foto nga sheshxhirimi, Ermal Mamaqi konfirmon pjesëmarrjen e Encës në filmin e tij të dytë


Teksa ende është duke shijuar suksesin e filmit të tij të parë “Dy gisht mjaltë”, pa humbur kohë, Ermal Mamaqi ka nisur përgatitjet për një tjetër komedi shqiptare. Në filmin e parë, aktori kishte zgjedhur si protagoniste këngëtaren e njohur Elvana Gjata.

Ndërkohë që edhe në filmin e dytë, Ermali zgjodhi sërish një tjetër artiste të njohur shqiptare dhe është fjala për Encën. Por deri më tani asnjëri nga të dy nuk kishte reaguar mbi këto lajme. Derisa, ditën e sotme Ermali konfirmoi gjithçka duke postuar një foto nga sheshxhrimi i filmit.

“Shi kush do na bëhet aktore”, ka shkruar Ermali mbi foto teksa krah tij shfaqet këngëtarja.

Ndërkohë që “Xing.al” ka publikuar edhe disa foto të tjera të dyshes të shkëputura gjatë njërës prej skenave të xhirimit, duke bërë me dije se kjo është dita e parë e xhirimeve të komedisë.

Kjo është hera e parë që Encën do ta shohim si aktore dhe padyshim të gjithë jemi tepër kuriozë për këtë debutim të saj./News31

Duke postuar foto nga sheshxhirimi, Ermal Mamaqi konfirmon pjesëmarrjen e Encës në filmin e tij të dytë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format