Si rrallëherë, mbrëmjen e djeshme Lorik Cana duket është bërë nostalgjik duke u kthyer pas në kohë. Futbollisti ka postuar në ‘Instagram’ një foto të shumë viteve më parë, ku shfaqet me mamanë e tij në plazh, teksa ai ishte ende shumë i vogël.
“Mami dhe Liki i vogël. Dikur, viti 85-86 s’jam i sigurtë”, ka shkruar ai.
Mamaja e tij duket një yll, ndëra Loriku një fëmijë aq i ëmbël! Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është një detaj tjetër.
Lorik Cana i vogël është një kopje identike e djalit të tij Boiken. Sytë, buzëqeshja, flokët, mimika… Ngjashmëria mes tyre është e padiskutueshme dhe shumë herë më e madhe nga ç’mund ta kishim imagjinuar. Ja ku e keni provën:
Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen edhe të fansave apo miqve të Lorikut, ku menjëherë nëpërmjet komenteve ia kanë vënë këtë detajë në dukje.
“Boiken kopja e jote”, është një ndër komentet e shumta.
Loriku është cilësuar shpesh si një djalë shumë simpatik, kështu që Boikeni i vogël ka fatin të jetë si babi!/News31